AGK-ja kërkon nga presidentja Osmani qëndrim publik për Ligjin e KPM-së

16 korrik 2024 | 13:04

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të dalë me qëndrim publik në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), pas miratimit në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.

AGK-ja, organizatat e huaja, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Misioni i OSBE-së dhe ambasadat të huaja kanë thënë se ligji nuk është në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës.

“AGK-ja, kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve.  Mediat e lira dhe pluralizmi medial janë gurëthemeli i një shoqërie demokratike dhe kur ky themel fillon të lëkundët seriozisht atëherë Presidentja e shtetit ka për obligim që të deklarohet publikisht”, është thënë në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka thënë se pret që presidentja të ndërveprojë me institucionet tjera në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtypit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe  ka nënshkruar të martën kontratën me Real Madridin,…