AGK-ja me telegram ngushëllimi për familjen Rushiti
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e gazetares së njohur Burbuqe Rushiti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare. Përvoja e saj, ka arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespodente e medieve të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
AGK thotë se në shumë raste e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit.
Me këtë rast, AGK-ja shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti.