AGK-ja mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për ‘Klan Kosovën’
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) për anulimin e vendimit për suspendimin e certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës”.
AGK-ja ka theksuar se nga publikimi i këtij vendimi, ka ngritur shqetësimin për veprimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe se ka mirëpritur faktin që procedurat tashmë kanë përfunduar.
Kujtojmë se “Klan Kosova” ka njoftuar gjatë ditës se ARBK-ja përmes një vendimi zyrtar e ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit ndaj këtij mediumi.
“Klan Kosova” nëpërmjet një shkrese ka falënderuar të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me lirinë e medies dhe shprehjes, ambasadat, si dhe kolegët gazetarë që i dolën në mbështetje në këtë proces.