AGK-ja ngushëllon familjen e Blerim Zhabarit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Blerim Zhabari.
Me këtë rast, AGK-ja ka ngushëlluar familjen Zhabari dhe kolegët e gazetarit tashmë të ndjerë.
“Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore. Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare. Zhabari ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit ‘Veriu.info’, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit. AGK-ja vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari”, është thënë në telegram ngushëllimin e AGK-së.