AGK-ja ngushëllon familjen Shabani për vdekjen e ish-gazetarit të sportit

16 dhjetor 2020 | 11:53

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka theksuar se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit të sportit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Avni Shabani.

“Shabani ishte shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në punë. Ai ishte gazetar shumëvjeçar në gazetën Rilindja, pastaj në Radio Kosovë, ku realizoi intervista, kronika e transmetime të shumta për sportin”, është thënë të telegram ngushëllimin e AGK-së.

Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për vdekjen e Shabanit.

Lajmin për vdekjen e ish-gazetarit të sportit Avni Shabani e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 12:00 në fshatin Sazli të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…