AGK-ja ngushëllon për vdekjen e gazetarit Ramush Tahiri

14 gusht 2021 | 13:10

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit dhe politiologut, Ramush Tahiri.

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga”, thuhet në telegram.

AGK-ja ka thënë se e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri”, thuhet në telegramin ngushëllues të AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se…