AGK-ja reagon për kërcënimin ndaj gazetarit Musa Sabedini nga drejtori komunal i Gjilanit
03 janar 2018
| 20:58
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar nga anëtari Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu.
“Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press. AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar”, është thënë në reagimin e AGK-së.