AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

11 shkurt 2025 | 12:50

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani.

Ky asociacion ka thënë se vdekja e Osmanit është humbje e madhe edhe për komunitetin e gazetarëve.

“Telegram-ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani. Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve ‘Ekonomia Online’, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare. Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë”, është thënë në telegram-ngushëllimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe…