AGK-ja sot dorëzon në Kushtetuese komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së
20 gusht 2024
| 08:22
Bordi i AGK-së, i prirë nga kryetari Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, sot pritet të dorëzojnë komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese.
Pas dorëzimit të komenteve që është paraparë të bëhet në ora 15:00, bordi i AGK-së pritet të deklarohen për media.
Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, u miratua në seancën plenare të 11 korrikut në Kuvendin e Kosovës, me 59 vota pro.
Projektligji në fjalë u kundërshtua nga partitë opozitare në vend.
Lidhur me të, reagime erdhën edhe nga ndërkombëtarët.