AGK-ja: Vendimi i ri i ARBK-së kundër ‘Klan Kosovës’ dëshmon përpjekjen e qeverisë për të goditur mediet

22 qershor 2023 | 16:57

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës”.

Sipas AGK-së, vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend.

AGK-ja, ka bërë thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve.

Reagimi i plotë i AGK-së:

AGK-ja, e alarmuar me vendimin e ri të ARBK-së kundër Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.

AGK-ja, rikthekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.

AGK-ja, bën thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës,…