AGK-ja: Votimi i sotëm, përpjekje e hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së

17 janar 2025 | 16:40

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK, ka përcjell me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM), në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”, është thënë në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka theksuar se e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme.

“Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, është thënë në reagimin e KPM-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Dani Olmo e ka cilësuar Lionel Messin…