Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tweet-i’, të publikuar në rrjetin social “Twitter”.
“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës.
AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik.