Agnesa Rrahmani, e lumtur për transferimin në Greqi

12 gusht 2024 | 14:28

Basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani është transferuar në Greqi te skuadra e Athinaikos.

Ky është një hap para për basketbollisten e Kosovës, derisa Rrahmani ka përfaqësuar Kosovën edhe në garat e 3×3.

Athinaikos bën gara në Divizionin A2 apo Ligën e Parë Greke.

Agnesa është shprehur shumë e lumtur për këtë transferim. “Është një përvojë e re në basketbollin evropian. Kjo do të thotë shumë për mua, sidomos për mua në këtë moshë që të fitojë përvojë dhe të kontribuoj për Kosovën. Mezi po e pres këtë rrugëtim”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të FBK-së.

Rrahmani është pjesë e Kosovës A dhe Kosovës 3×3, derisa ka luajtur për grupmoshat e Kosovës.

“Të luash për Kosovën është gjithmonë nder dhe krenari, por edhe ndihmë e madhe, pasi je në vëzhgim të agjentëve të ndryshëm. Gjithmonë kam luajtur me krenari dhe përgjegjësinë më të madhe për Kosovën”, shtoi tutje basketbollistja nga Ferizaj.

Së fundi ka qenë pjesë e skuadrës Peja 03, kurse më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kastriotit.

Athinaikos është formuar në vitin 1917, derisa nga 2008 deri më 2012 fitoi katër herë titullin në Greqi dhe tri herë Kupën. Më 2010 fitoi edhe EuroCup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iu deshën disa muaj dhe një udhëtim për në Gjermani…