Agnesa Vuthaj duket mahnitëse me stilin e ri të flokëve
19 dhjetor 2017
| 10:57
Agnesa Vuthaj është një ndër modelet e famshme shqiptare. Megjithëse ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të modës, bukuroshja mbetet temë e medieve rozë.
Ish-Miss Kosova, për të qëndruar sa më afër publikut, është mjaft aktive edhe në rrjete sociale. Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale të saj në “Instagram” teksa shihet se ka ndryshuar stilin e flokëve.
Deri më sot nuk e kemi parë bukuroshen istogase me flokët ngjyrë të bardhë, të kombinuar me hiri.