Agnesa Vuthaj: Vajzat shqiptare vishen shumë bukur
28 janar 2018
| 13:06
Agnesa Vuthaj, ish-Miss Kosova dhe ish-Miss Shqipëria, ka rrëfyer në emisionin “Pasdite në Top Channel” jetën e saj para dhe pas kurorave të bukurisë.
Bukuroshja ka kujtuar fëmijërinë e saj në Istog, e cila thotë se ka qenë jo aq shumë aktivitete.
Agnesa ka veçuar kurorën e Miss Pejës si më simboliken për të, pasi filloi rrugëtimin e saj. Sot ajo merret me dizajn, duke sjellë një linjë çantash cilësore dhe me çmim të përballueshëm për masën. Agnesa Vuthaj ka pohuar se vajzat shqiptare vishen shumë bukur.