Agnesë Kastrati – Bucolli, kandidate e PDK-së me numër 98, vazhdon të marrë përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit

24 janar 2025 | 16:00

Agnesë Kastrati – Bucolli është pjesë e listës së PDK-së me numër 98. Ajo ka thënë se angazhimi i saj në këto zgjedhje parlamentare është që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të jetë pjesë e pandashme e politikave që fuqizojnë rolin e tyre në shoqëri. Mbrëmë në fushatën elektorale në Poklek të Vjetër, te familja Kluna, ajo ka marrë mbështetjen nga ato që ofrojnë më së shumti mbështetje, por që njëkohësisht kanë nevojë për mbështetje më shumë se të tjerët, gratë e nderuara. “Gratë kanë një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shoqërisë dhe në përballimin e sfidave të përditshme. Ato janë shtylla kryesore e familjes dhe shpesh përballen me barrën më të madhe, qoftë si kujdestare, edukatore apo udhëheqëse në fusha të ndryshme, por tek ne, sidomos në trevat tona të Drenicës heroike, ishin shembull i pashoq i rezistencës e i sakrificës deri në vetmohim për atdhe”, ka theksuar Kastrati – Bucolli. 98-shja e PDK-së thotë se vlera e grave nuk matet vetëm me punën që ato kryejnë, por edhe me dashurinë, durimin dhe mençurinë që sjellin në çdo aspekt të jetës sonë. “Një shoqëri e fortë dhe e drejtë ndërtohet kur respektohen dhe vlerësohen rolet e tyre, duke u ofruar mundësi të barabarta dhe mbështetje për t’i realizuar potencialet e tyre të plota”, ka theksuar në këtë takim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, i ka bërë një ftesë…