Agolli i LDK-së: Kurti keqpërdori pozitën e kryeministrit

10 tetor 2021 | 16:50

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e keqpërdori pozitën e kryeministrit për t’i ndihmuar Agim Bahtirit.

Reagimi i Agollit vjen pas vizitës së sotme të Kurtit në këtë komunë.

Kandidati i LDK-së për të parin e këtij qyteti theksoi se vetë Albin Kurti, në raste të ngjashme thoshte për Hashim Thaçin se po e keqpërdorte pozitën e tij.

“Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish zbarkon në Mitrovicë. Jo për t’i ndihmuar diçka qytetit tonë, por Agim Bahtirit. Pra, atij që edhe e solli Mitrovicën në derexhenë ku ndodhet sot. Kjo mbështetje, përveç që paraqet keqpërdorim të pozitës së kryeministrit të vendit për nevoja partiake – siç thoshte vetë Kurti dikur në raste të ngjashme, kur në pozitën e tij të tashme ndodhej Hashim Thaçi, është edhe mëkat ndaj mitrovicasve”, ka thënë Agolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e udhëtimit në OVO Network, një platformë për vendodhjet…