Agolli: Kur mbrojtja e familjes ndëshkohet, ndërsa shkatërrimi i saj shpërblehet…
Shkruan: Armend Agolli
Çfarë shoqërie kemi krijuar? Në çfarë shteti kemi mbërritur, ku ata që mbrojnë familjen dhe kombit u vihen gjoba, ndërsa ata që e kanë shkatërruar atë shpërblehen? Çdo ditë, Koalicioni për Familjen po dënohet nga PZAP-i me 4,000 deri në 7,000 euro, vetëm pse mbron të drejtën natyrore dhe morale të familjes, ndërsa partitë që kanë derdhur miliona në fushatë dhe kanë promovuar devijime morale nuk preken fare. . . Kemi parë si organizohen parada që përçmojnë vlerat tona, si jepen shpërblime për puthje të njëjta gjinore në publik, si minohet çdo shtyllë e shoqërisë tradicionale. Ndërsa ne, që qëndrojmë në mbrojtje të familjes dhe kombit, jemi ata që ndëshkohemi.
Por historia na ka mësuar se kombi ynë nuk është mposhtur kurrë, sepse ka pasur gjithmonë burra dhe gra që kanë dalë në mbrojtje të tij. Në listën e Koalicionit për Familjen kemi tre luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Fatmirin, Selimin dhe Veselin. Fatmiri ka luftuar në tri beteja të mëdha: në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Ai ka vënë jetën në rrezik jo vetëm për Kosovën, por kudo që kombi e ka thirrur.
Sot, ai, bashkë me Veselin dhe Selimin, janë rreshtuar sërish në mbrojtje të kombit dhe familjes – sepse kjo është beteja e re. Nuk është një luftë me armë, por një luftë për vlera, për identitet, për të ardhmen tonë. Dhe kushdo që e do këtë vend, duhet të hapë sytë dhe të zgjedhë me mençuri: A do të qëndrojmë në anën e familjes dhe kombit, apo do t’i lëmë të fshihen nën hijen e padrejtësisë?
Koha për zgjedhje ka ardhur. Dhe historia do të na gjykojë për qëndrimin tonë!