Agon Batusha zgjedhët kryetar i Grupit joformal të Deputetëve të Rinjë
Deputeti i LV-së, Agon Batusha, është zgjedhur kryetar i Grupit joformal të Deputetëve të Rinjë.
Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Me besim të plotë se do të artikuloj zërin e rinisë, me kënaqësi e kam pranuar këtë pozitë”, ka shkruar Batusha.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Më lejoni të ndaj me ju lajmin që nga sot edhe zyrtarisht, me vota unanime, u zgjodha kryetar i Grupit joformal të Deputetëve të Rinjë.
Me besim të plotë se do të artikuloj zërin e rinisë, me kënaqësi e kam pranuar këtë pozitë. Retorikën mbi dhe për rininë do mundohemi që bashkërisht ta materializojmë në punë kuptimplotë dhe të orientuar me kujdes. Si deputet i Republikë dhe si kryetar i këtij grupi, do mundohem vazhdimisht e me tërë kapacitetet ekzistuese të shtyej përpara programe e vendime që prekin interesat rinore. Këtë do ta bëjë duke u këshilluar me ata që kanë edhe energjinë edhe idetë: rininë.
I juaji, Agoni.