Agon Dobruna zgjedhet kryetar i Alternativës në Gjakovë
21 korrik 2022
| 11:48
Agon Dobruna është zgjedhur kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë. Po ashtu u zgjodhën edhe 17 anëtarët e Kryesisë së degës në Gjakovë.
Në fjalën e saj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se Gjakova përpos që është arsyeja e përfshirjes së saj në politikë, mbetet edhe bërthama e Alternativës dhe konceptit më të ri politik në vend.
Kryetari i sapozgjedhur i degës së Alternativës në Gjakovë në fjalën e tij ka shpalosur objektivat politike me theks të veçantë në zgjerimin e aktivitetit dhe prezencën aktive të Alternativës në Gjakovë.