Agon Maliqi: Qartë po duket se jemi më afër zgjedhjeve

06 janar 2020 | 19:57

Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar takimin e presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Maliqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kurti me gjasë po kërkon mandat dhe pushtet më të madh se atë që realisht ia mundëson rezultati i 6 tetorit, ku sipas tij, LV-ja vërtetë ka dalë e para, por megjithatë e ka vetëm çerekun e votave dhe pak më shumë se dy partitë e tjera, raporton “Epoka e re”.

“Sot po duket qartë se jemi më afër zgjedhjeve, apo edhe një krize të re kushtetuese, meqë nuk dihet se sa gjatë Kurti mund ta mbajë peng nomiminin i cili i nisë afatet kushtetuese, si dhe nëse Thaçi mund ta mandatojë dikë tjetër pas afatit të parë”, ka shkruar Maliqi.

“Edhe nëse VV rritet në 30% a 35% (e mundshme por e vështirë), me kë do të bëjë Kurti koalicion pas prishjes së raporteve me LDK-në?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti me gjasë po kërkon mandat dhe pushtet më të madh se atë që realisht ia mundëson rezultati i 6 tetorit, ku VV vërtetë ka dalë e para, por megjithatë e ka vetëm çerekun e votave dhe pak më shumë se dy partitë e tjera. Ky mandat më i madh fitohet ose me nënshtrimin dhe poshtërimin e LDK-së në këto negociata përmes komunikimit me video pulbike – gjë të cilën këta nuk duken të gatshëm ta pranojnë – ose me zgjedhje të reja. Sot po duket qartë se jemi më afër zgjedhjeve, apo edhe një krize të re kushtetuese, meqë nuk dihet se sa gjatë Kurti mund ta mbajë peng nomiminin i cili i nisë afatet kushtetuese, si dhe nëse Thaçi mund ta mandatojë dikë tjetër pas afatit të parë. Strategjia e Kurtit është politikisht legjitime, por realisht e rrezikshme dhe mbi të gjitha papërgjegjshme, pikë së pari ndaj votuesve të VV. Edhe nëse VV rritet në 30% a 35% (e mundshme por e vështirë), me kë do të bëjë Kurti koalicion pas prishjes së raporteve me LDK-në? Prandaj në rast se nuk arrihet marëveshja dhe vërtetë shkohet në zgjedhje, në realitet kjo që po e shohim më shumë duhet të kuptohet si ikje prej përgjegjësisë. Kurtit kjo mundësi me shumë gjasë nuk ka për t’i ardhur të dytën herë. Pushteti gjithmonë vjen me kufizime dhe atë mund ta rrisë më së miri përdorimi kreativ i pushtetit që tashmë e ke dhe dëshmia e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson që lideri i LV-së,…