Agon Musliu është viktimë e injorancës
04 maj 2020
| 11:31
Profesori universitar Blerim Latifi në “Facebook” i ka komentuar deklaratat e sekretarit të MSh-së dhe përgjigjen se i ndjeri është pyetur se a ka sëmundje kronike në aeroport dhe me konstatimin se nuk është i sëmurë kronik, kanë shprehur injorancë institucionale. “Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Agon Musliu, i pyetur në Aeroportin e Prishtinës se a vuan nga ndonjë sëmundje kronike, ka deklaruar se nuk vuan. Kjo ka mjaftuar që pa një pa dy të mbyllet në karantinë. Natyrisht, Agoni nuk do të mund të përgjigjej ndryshe, sepse depresioni nuk është as sëmundje kronike, as nuk është fare sëmundje. Agon Musliu është viktimë e injorancës, e cila është bërë sëmundje kronike e institucioneve tona”, ka shprehur mendimin Latifi.