Agresioni serb në Kosovë, Rama në Spanjë: Para se të jetë vonë duhet të ndërmerren masa ndaj Serbisë

05 tetor 2023 | 12:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Samitin e tretë të komunitetit politik evropian në Granada të Spanjës ku ka thënë se është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.

Rama ka thënë se në veri tani rreziku potencial është rritur vit pas viti nga aktivitet kriminale në atë pjesë ku edhe jeton pakica serbe.

“Jam shumë i shqetësuar. Gjithmonë jemi të shqetësuar sepse është një situatë e rrezikshme. Tani është në pikën kur vit pas viti rreziku potencial është rritur, është shtuar. Aktivitetet kriminale në atë pjesë ku pakica serbe jeton kryesisht tani janë plotësisht të përputhura me agjendën politike dhe me shumë nacionalizëm”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se Shqipëria është në dakoordim të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi se është nevoja që Kosova të ec përpara dhe të jenë konstruktiv në dialog.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se para se të jetë tepër vonë, duhet të ndërmerren masa për Serbinë.

“Ne në të gjitha rrugët kemi qenë në dakoordim të plotë me BE-në dhe ShBA-në dhe kemi nevoje që autoritetet kosovare të ecin përpara dhe të jenë aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe ta shfrytëzojnë rastin dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe marrëveshje shumë e mirë për Kosovën dhe rajonin, por në të njëjtën kohë vetëm fakti i thjeshtë se Serbia deklaroi ditë ndërkombëtare zie për të mbajtur zi për anëtaret e grupit paramilitar kriminal që e vrau policin, ishte mjaft për BE për të thënë që kjo nuk është e pranueshme dhe kjo është e dënueshme. Lufta është fjalë shumë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masat duhet të ndërmerren, dhe jemi duke përcjellë situatën nga afër, dhe është me rëndësi që ka dëshire brenda NATO-s për ta forcuar misionin e KFOR-it në veri. Shpresojmë shumë që dialogu të vazhdoj ose rifilloj”, ka thënë Rama para gazetarëve në Granada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapitenja e Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj ka…