Agron Bajrami emërohet kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit
Agron Bajrami pas zhvillimin të procesin për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit është votuar me 6 vota për t’u emëruar si Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat tjetër.
Votimi i Bajramit për kryeprokuror i bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Konstatohet se me 6 vota për emërohet Agron Bajrami kryeprokuror i Prokurorisë Themelore së Apelit për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër”, tha kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Ndryshe, me dyer të mbyllura është diskutuar raporti përfundimtar Nr.401/24, i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorisë për vlerësimin e I-rë, të mandatit fillestar për 21 prokurorë, grupi VII; 14. Raport Analitik i Vlerësimit të Performancës së prokurorëve, me mandat të përhershëm, në kuadër të cikli tre (3) vjeçar me rregulloren 05/2020.
Paraprakisht Këshilli vendosi lidhur me kundërshtimet e kundërkandidatëve për kryeprokuror në Prokurorinë e Apeli duhet mos u aprovuar asnjë prej tyre.