Agron Bajrami nis punën si ambasador i Kosovës në Bruksel
Gazetari Agron Bajrami ka nisur punën si ambasadori i Kosovës në kryeqytetin evropian – Bruksel.
Bajrami ka marrë pjesë në një drekë pune me emisarin Special të Britanisë së Madhe, Stuart Peach në Bruksel të organizuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në BE, Lindsay Appleby
“Shumë faleminderit ndaj Lindsay Appleby për organizimin e drekës së punës me të dërguarin special Sir Stuart Peach. Është shumë inkurajuese të shohësh një aleat të tillë të përkushtuar si Britania e Madhe duke u angazhuar plotësisht në mbështetje të Kosovës si dhe të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e Sir Peach është në momentin e duhur dhe i saktë”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Twitter”.
Many thanks to @LindsayCAppleby for hosting the working lunch with Special Envoy Sir Stuart Peach. Very incouraging to see such dedicated ally as 🇬🇧 getting engaged fully in support of Kosovo as well as all other WB states.
Sir Peach's involvement is timely & on the mark… https://t.co/Axq1bWphb9— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 18, 2022