Agron Bajrami propozohet ambasador i Kosovës në Bruksel
28 tetor 2021
| 15:36
Kryeredaktori i deritanishëm i grupit “Koha”, Agron Bajrami është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Bruksel.
Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka uruar Bajramin për detyrën e re.
“Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit ‘Koha’ e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka komentuar Kusari në një postim të shefes së grupit “Koha”, Flaka Surroi.