Agron Haradinaj, njeriu që do të kujtohet përgjithmonë
Imer Xhemail Lladrovci
Me 2 mars të këtij viti u nda nga ne një luftëtar dhe hero shqiptar: vdiç Agron Haradinaj. Ai ishte vetëm 56 vjeç.
Pothuajse gjysmën e jetës e kaloi në Kosovën e çliruar, por gjithë jetën e tij të ndërgjegjshme në luftëpër çlirimin dhe përparimin e saj. Ai vdiq herët nga plagët e luftës. Agron Haradinaj ishte një Promethe i vërtetë.
Për njerëzit e tij ai ua mori flakën perëndive të politikës dhe për këtë akt kryengritës u ndëshkua me burgje dhe më vonë me plagë të rënda në trup, por kurrë s’u pendua për gjithçka që bëri. Ai kështu e nderoi familjen, në rradhë të parë babain e vet: Ismail Haradinaj që ishte njëkohësisht dhe mësuesi i tij nëjetë.
Në këto fjalë nuk ka asnjë teprim, asgjë retorike. Vetëm për një njeri që ishte mësuar dhe edukuar si Agron Haradinaj qysh si fëmijë që kurrë të mos i ndante fjalët nga punët kemi të drejtë, madje e kemi detyrim moral t‘i themi këto fjalë miradije.
Çlirimi i Kosovës është një vepër monumentale e brezit tëAgron Haradinajt që nuk mund të pasqyrohet në çfarëdo rrëfimi. Përballë një jete të tillë heroike nuk mund të heshtim e të tregohemi në mënyrë të rrejshme modest. Nëse me fjalë nuk guxojmë t‘i rrisim punët e të tjerëve, me to nuk guxojmë të bëjmë as të kundërtën, t‘i zvogëlojmë ato për t‘u dukur më të pranueshëm, më realistë, më objektivë, jopatetikë. Jo! Çdo fjalë e thënë këtu për Agron Haradinajn është pjesë e një mozaiku që përkundër dëshirës nuk mund t’i thotë të gjitha. Vetëm gjuha nuk është në gjendje ta bart këtë barrë të rëndë e ta transmetoj këtë mesazh të madh. Ashtu si gjithësia që përbëhet kryesisht nga njëmaterie e errët, që nuk duket, ashtu edhe në atë qëthemi këtu për Agron Haradinajn mbetet shumëçka pa u thënë, në hije, por e pathënshmja nuk është boshtësi, mosqenie, por një formë tjetër e ekzistencës që nuk kapet dot nga fjalët.
Vetë gjuha në këtë rast na vë kufinj që s‘mund t‘i kalojmë sado që të jemi virtuoz në artin e fjalëve. Kështu që atë që nuk mund ta themi, e kthejmë në respekt e nderim të pafund për heroin tonë.
“Liria ka rrënjë gjaku“ është një fjali që e gjej më shumë shpesh në librat, shkrimet dhe fjalimet e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që tani bashkë me vëllaun e Agronit, Nasim Haradinajn, ndodhet në Burgun e Hagës në Holandë. Ashtu si Jakup Krasniqi, edhe Nasim Haradinaj që nga viti 1981 i ka kaluar të gjitha etapat e luftës për çlirim nga Serbia: si pjesëmarrës aktiv në grupet ilegale, si i burgosur politik në burgjet jugosllave, si luftëtar në vijën e parë të frontit në luftën çlirimtare dhe tani edhe si i burgosur në një burg ndërkombëtar. Në këtë rrugëtë vështirë Agroni e ka përcjellur vällaun e tij të madh Nasim Haradinajn, por tani rrugët e tyre u ndanë: Agron Haradinaj pothuajse tre muaj më parë kaloi në përjetësi ndërsa Nasimi e vazhdon jetën i mbyllur në një burg europian. Askush nuk mund ta shpjegojë mungesën e Nasim Haradinaj në varrimin e vëllaut tëtij. Gjykata Speciale e Hagës këtë herë u tregua shpirtgur.
Kur flasim për Agron Haradinajn, është e pamundshme të mos flasim edhe për babain e tij, Ismajl Haradinaj. Aristoteli qysh para 2500 vjetësh kishte zbuluar faktin se në jetën e njeriut më i rëndësishëm se babai ishte mësuesi. Por ai ndoshta nuk kishte pasur rastin të shihte edhe nxënës, te të cilët mësuesi dhe babai ishin i njëjti person. Këtë konstelacion të prindërve dhe fëmijëve të tyre nuk e ndeshmi shpesh në histori.
Vëzhgimet empirike të Aristotelit duhet të kenë qenë tësakta ashtu sikundër edhe mendimi i tij. Megjithatë, çdo rregullë i ka edhe përjashtimet e veta.
Këtë rrethanë fatlume në jetë kur babai dhe mësuesi janë i njejti njeri duket se e gëzojnë pak njerëz. Agron Haradinaj e pati këtë privilegj: Mësuesi dhe babai i tij ishin i njëjti njeri, i njëjti person që e mësoi atë të mos i përkulej kurrë para askujt.
Fundi i viteve 1970 dhe fillimi i viteve 1980 shënon kthesën e madhe në shkallë botërore. Jo pak historianëthonë se bota e sotme ekzistencën e saj ia detyron proceseve politike që filluan në vitin 1979. Shqiptarët ky moment nuk i gjeti në gjumë, por të mobilizuar politikisht. Ishte ndoshta hera e parë në historinë e tyre të gjatë si popull që kishin marrë drejtimin e duhur, edhepse disa që kanë mbetur në sipërfaqen e proceseve historike, në lëvozhgën e tyre, këtë ecje e kanë parë si një formë të lëvizjes së gaforres.
Dihet që njeriun nuk e bëjnë fjalët, por punët. Nga punët dhe jo nga fjalët e gjykojnë atë miqtë dhe armiqtë e tij, jo nga ajo që thotë, por nga ajo që bën vendoset fati i tij. Në jetën e Haradinajve mes fjalëve dhe punëve nuk ka pasur kurrë dallim; ata thonin atë qëmendonin dhe e bënin gjithmonë atë që thonin.
Pa këtë specie njerëzish, të gatshëm për çdo flijim, në Kosovë kurrë nuk do të kishte pasur luftë çlirimtare. Asnjë punë e madhe në jetë nuk bëhet pa flijime. Në mitin e Kështjellës së Rozafatit është shprehur metaforikisht thelbi i jetës shqiptare. Shqiptarët si popull e njihnin këtë të vërtetë të madhe të jetës edhe para viteve 1990.
Në këto vite të iluzioneve të mëdha disa pandehnin se tërheqja e Serbisë nga Kosova do të ndodhte pa luftë. Por jeta na tregoi edhe një herë se liria, në thelb, është luftë dhe flijim. Shqiptarët ishin përballë një armiku tëegër të vetmuar dhe pothuajse duartthatë, për shumë vite. Solidariteti dhe ndihma për ne erdhi më vonë, vetëm atëherë kur bota e civilizuar u bind se ky popull ishte i vendosur për të paguar çdo çmim të mundshëm për lirinë e tij.
Qysh në vitet 1980, shqiptarët kaluan Rubikonin, kështu që kthim prapa nuk kishte. Ata ishin futur në njëluftë të madhe për jetë a vdekje. Perëndimi e përcolli që nga fillimi luftën tonë me interesim, por nuk ndërhyri, thjesht u mjaftua me një solidaritet politik, mediatik. Kjo mbështetje morale pa asnjë lëkundje, megjithatë, pati rëndësi të jashtëzakontë, në ato vite tërënda. Ndaj dhe ne vazhduam në rrugën tonë tëvështirë. Kjo ishte një rrugë e gjatë që nuk bëhej vetëm, sepse i vetëm askush nuk arrin larg.
E vërteta është se ne kurrë nuk mund t’i themi këto fjalë për vendosmërinë për luftë dhe gatishmërinë për flijime pa menduar në njerëz si Agron Haradinaj. Ai luftoi politikisht dhe me armë në dorë për çlirimin e Kosovës dhe pas lufte, deri në fund të jetës, vuajti nga plagët e rënda që mori në luftë, por nga lufta e përparimit nuk u tërhoq asnjëherë. Vetëm synimet e tij të larta dhe fisnike e bën atë që jetonte me gjithë këto plagë në trup, ky Gjergj Elez Ali i kohëve moderne. Vargjet e Luigj Gutakuqit se: “Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,E zemrën ta forcon; Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, Mjer’ai qi nuk qindron.“ na ngjajnë si të jenë shkruar enkas për Agron Haradinajn, por ne e dimë se autori i këtyre vargjeve ka jetuar shumë kohë para ushtarit sypatrembur Agron Haradinaj.
Disa të dhëna jetëshkrimore bashkë me disa refleksione për jetën dhe veprën e Agron Haradinajt. Ai u lind nëvitin 1964 në Gllogjan të Deçanit, në një familje me tradita atdhetare. Babai i tij, Ismail Haradinaj, në vitet 1970 e 1980 kishte qenë një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, themelues dhe kryetar i Komitetit të Deçanit, bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës dhe në vitet 1980, pas demonstratave të mëdha gjithë popullore në Kosovë njëri prej të burgosurëve më të njohur politikë shqiptarë. Agroni shkoi gjurmëve të babai dhe të vëllaut të tij më të madh në moshë, Nasim Haradinaj, i cili, siç u tha më parë, që prej vitit 2020 ndodhet në Burgun e Hagës. Dy muaj më parë, në mars të këtij viti, në moshën 56 vjeçare, Agron Haradinaj, ky shqiptar i madh, u nda fizikisht nga ne, ndërroi jetë, siç thuhet në popull. Gjithë jetën e tij ai e ndoqi babai e tij, dikur burgjeve, tani, në fund, pas 14 vjetësh, në botën e përtejme.
Agron Haradinaj u burgos për herë të parë në moshën 16 vjeçare, ishte kështu njëri nga të burgosurit më të rinjë politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, ndoshta më i riu. Serbia jo vetëm vrau fëmijë e pleq në luftën e fundit, ajo këta fëmijë, para se t’i vriste i kishte burgosur. Njëri nga këta fëmijë të burgosur në vitet 1980 ishte edhe Agron Haradinaj. Pse them tëburgosurë shqiptarë? Sepse të burgosurë politikë nëish Jugosllavi praktikisht kishte vetëm shqiptarë. Jugosllavia e Titos në vitin 1948 kishte pasur edhe të burgosurë të tjerë joshqiptarë, por në rrjedhën e kohës të burgosurë politikë të kombeve të tjera pothuajse nuk kishte: vetëm shqiptarët nuk arritën të adaptohen asnjëherë në shtetin e ri komunist të sllavëve të jugut, ata burgoseshin, përndiqeshin e arrestoheshin dhe shumë shpesh edhe dënoheshin me shumë vite burgje thjesht pse ishin shqiptarë, jo për arsye të ideologjisë politike që ata përfaqësonin. Që në vitet 1960 filloi njërepresion masiv ndaj atyre shqiptarëve që organizoheshin politikisht, kohë kjo kur babai i Agron Haradinajt, Ismail Haradinaj, do të profilohej politikisht si kundërshtar i madh i sistemit titist që ishte instaluar në Jugosllavi, një lloj socializmi, siç quhej, me fytyrë njeriu. Por kur vinte puna te shqiptarët, ideologët dhe shtetarët e lartë të Jugosllavisë i harronin premtimet dhe programet e tyre politike ku pretendonin se luftonin për një shtet ku të gjithë do të ishin të barabartë.
Agron Haradinaj u dënua për shkak të veprimtarisë së tij. Si pjesëtar i një grupi ilegal punën e tij atdhetare e bënte pothuajse legalisht. Themi legalisht, sepse për UDB-në Agroni, si djalë i Ismajl Haradinajt, ishte i njohur si armik që idealet dhe punën e tij ishte i gatshëm ta mbronte publikisht. Ilegaliteti është një koncept i armikut për njerëzit që s’i pranonin ligjet e tij, sipas të cilave pushtimi ishte një gjendje legale, kurse lufta kunder tij diçka e kundërligjshme.
Këtë logjikë të mbrapshtë nuk mund ta pranonte për asnjë çast Agron Haradinaj dhe brezi i tij. Ndaj dhe nuk ishte aspak e vështirë UDB-në si agjenturë zbulimi dhe mekanizëm represiv i shtetit jugosllav që të dinte se cilat ishin bindjet dhe idealet e tij politike, për të cilat ai ishte në gjendje të vdiste qysh atëherë, në moshën e rinisë. Kjo vendosmëri e karakterizoi atë deri në çastin e fundit të jetës.
Kush ka pasur rastin ta njoh personalisht Agronin, nuk mund të thotë diçka tjetër për të. Ai shumë gjëra ndoshta do t‘i kishte bërë edhe ndryshe, por në jetën e tij një gjë mbeti përherë e pandryshueshme, konstante: lufta për lirinë e shqiptarëve. Në këtë pikë ai nuk ishte në gjendje tëbënte asnjë kompromis. Ai qe gjithmonë me të shtypurit dhe kurrë me shtypësin. Në luftë dhe në paqe, Agron Haradinaj mbeti një njeri i madh.
Shumë njerëz vdesin për së gjalli, duke vrapuar pas pasurisë e privilegjeve të ndryshme materiale të kësaj bote, këtë gjë e shohim sot ndoshta si asnjëherë tjetër. Kur këta njerëz një ditë vdesin, vdekja e tyre është njëformë e asgjësimit të plotë të tyre. Por në këtë botë ka edhe njerëz të tjerë që me personalitetin dhe jetëshkrimim e tyre e sfidojnë vdekjen, harrimin.
Ndoshta pikërisht për këtë tip njerëzish në gjuhën tonë është shpikur lokucioni foljor: ndërroi jetë, dmth. nuk vdiç, por vetëm e ndërroi formën e ekzistencës. Agron Haradinaj i përket këtij grupi të shqiptarëve që nuk vdesin kurrë deri në fundin e kësaj bote, sepse jetojnë në zemrën dhe kujtesën e popullit shqiptar. Këtë shkrim përkujtimor po e mbyllim me këto fjalë të Ismail Kadaresë: “Një ditë të gjithë largohen, ajo që mbetet prej tyre janë kujtimet. Ndryshimi qëndron në faktin se njerëzit më të rëndësishëm kujtohen përgjithmonë.“
Autori është ish shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.