Agron Kuçi fton Thaçin e Haradinajn në një takim në Junikun e kuvendeve
Kryetari i Komunës së Junikut, që vije nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Agron Kuçi, është përfshirë në debatin për korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Kuçi ka thënë se dallimet e shprehura ditëve të fundit në lidhje me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre.
“Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë e ftoj mikun tim presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe kryetarin e partisë sime (AAK-së) kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve.
Postimi i plotë i tij:
Dallimet e shprehura ditëve të fundit në lidhje me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ana e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njëkohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë.
Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-së) kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike!!