12 vjet në krye të komunës së Junikut, Agron Kuçi ia dorëzon detyrën e kryetarit Ruzhdi Shehut

06 dhjetor 2021 | 19:32

Agron Kuçi i cili për 12 vjet rresht ka drejtuar komunën e Junikut, ia ka dorëzuar sot postin e kryetarit të kësaj komune Ruzhdi Shehut nga LDK-ja.

“Sot, ashtu siç edhe e do rendi, tradita jonë si popull e junikas, duke respektuar parimin e demokacisë, në pajtim me ligjet në fuqi, bëmë aktin ceremonial të pranim dorëzimit të detyrës tek kryetari i ri i komunës së Junikut, z.Ruzhdi Shehu”.

“Më lejoni që nga zemra t’ju falënderoj gjithë ju, bashkëvendës të mi të dashur e të nderuar, për mbështetjen e madhe dhe të jashtëzakonshme që më keni dhënë mua, Aleancës dhe Liderit Haradinaj, për 12 vjet, duke na nxjerrë fitues në më shumë se 10 palë zgjedhje lokale e nacionale, e duke na renditur si partia e parë, edhe në zgjedhjet e fundit lokale, anipse në balotazh fitoi koalicioni LDK-VV-PDK, përballë AAK-së, e cila garoi e vetme në dy raundet zgjedhore për kryetar komune”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kuçit:

Të dashur bashkëvendës të mi të Junikut!

Sot, ashtu siç edhe e do rendi, tradita jonë si popull e junikas, duke respektuar parimin e demokacisë, në pajtim me ligjet në fuqi, bëmë aktin ceremonial të pranim dorëzimit të detyrës tek kryetari i ri i komunës së Junikut, z.Ruzhdi Shehu!

Më lejoni që nga zemra t’ju falënderoj gjithë ju, bashkëvendës të mi të dashur e të nderuar, për mbështetjen e madhe dhe të jashtëzakonshme që më keni dhënë mua, Aleancës dhe Liderit Haradinaj, për 12 vjet, duke na nxjerrë fitues në më shumë se 10 palë zgjedhje lokale e nacionale, e duke na renditur si partia e parë, edhe në zgjedhjet e fundit lokale, anipse në balotazh fitoi koalicioni LDK-VV-PDK, përballë AAK-së, e cila garoi e vetme në dy rundet zgjedhore për kryetar komune.

Me ju bashkëqytetarë të dashur, kemi qenë dhe do të jemi bashkë përherë, do vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit në çdo situatë, gëzim apo hidhërim, në të mira e sfida duke qenë kujdestarë të veprimeve të qeverisjes së re lokale, për të ndihmuar që premtimet dhe zotimet e dhëna, të bëhen realitet!

Këtë falënderim dua ta përfundoj me një thënje: “Fituesit nuk janë njerëz të cilët kurrë nuk gabojnë, por njerëz të cilët nuk dorëzohen”!

Aleanca në Junik, do të rikthehet më e fuqishme, më e konsoliduar dhe fituese padyshim!

Respekt për gjithësecilin nga ju!

Qeversijes së re lokale, suksese e punë të mbarë!

I juaji përgjithmonë,
AgronKuçiJunik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faruk Ajeti, e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të…