Agron Kuçi nderon dëshmorët për 21-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së” (Foto)
06 mars 2019
| 11:47
Me rastin e 21-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe duke nderuar dëshmorët e kësaj komune.
Kryetari Kuçi ka thënë se falë sakrificës së komandantit Adem Jashari, familjes së tij, dhe familjes Haradinaj, e dëshmorëve në mbarë Kosovën sot vendi ynë është i lirë dhe i pavarur.
/Epoka e re/