Agron Kuçi zyrtarizon kandidaturën për deputet
“Me besim në Zot, me zemër e dashni për Junikun përherë dhe të gjithë bashkëqytetarët, shpall kandidaturën time për deputet për të dërguar zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë me ju dhe pranë jush përgjatë rrugëtimi të përbashkët ndër vite, kemi bashkndjerë nevojat dhe shqetësimet tuaja, së bashku kemi tejkaluar sfida si dhe kemi ndarë sukseset tona të përbashkëta”, ka shkruar Kuçi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se me përkrahjen e qytetarëve të Junikut dhe liderit Ramush Haradinaj ka pranuar këtë vendim për të garuar për deputet.
“Ky është një proces i rëndësishëm dhe sfidë e re për ne, dhe vazhdim i rrugëtimit të përbashkët drejt një qëllimi për të dëgjuar zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës dhe për të realizuar ndryshime pozitive për të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve tonë. Andaj kërkoj mbështetjen dhe përkrahjen tuaj, për të na dhënë mundësinë, që të përfaqësojmë vlerat dhe synimet e Junikut në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Me besimin e mbështetjes dhe përkrahjen tuaj, besojmë thellë se do të arrijmë fitoren dhe do të ndertojmë të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë ne”, ka shkruar Kuçi.