Agron Mehmeti emërohet në krye të QKMF-së në Skenderaj
21 dhjetor 2021
| 11:39
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka emëruar përkohësisht dr. Agron Mehmetin në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Gjendja e rëndë në këtë sektor është e papranueshme, shkaqet dhe arsyet nuk mund të jenë të pakalueshme në raport më kërkesat dhe nevojat e qytetareve, andaj jemi më së të vendosur për t’i dhënë zgjidhje të duhur! Profesionalizmi, vullneti dhe angazhimi mbi bazën e bashkëpunimit korrekt dhe të ndërsjellët, janë çelësi i suksesit. Të priftë e mbara dhe suksese, dr. Agron Mehmeti, në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Nura.