Agron Muçaku: Medaljet e fituara ua dedikoj dëshmorëve të kombit
21 shtator 2021
| 12:42
Ish-atleti gjakovar, Agron Muçaku, tashmë veteran, ishte një nga pjesëmarrësit e Kampionatit të 30-të Ballkanik të Atletëve Veteranë nga gjithsej 718 atletë nga Ballkani.
Kampionati në fjalë është mbajtur në Korçë të Shqipërisë më 17-18 dhe19 shtator. Agron Muçaku i fitoi tri medalje, një të artë në disiplinën e trehapëshit dhe dy të argjendta në atë 100 dhe 400 metra vrapim me pengesa.
“Këto tri medalje të fituara iu dedikoj dëshmorëve të kombit”, ka thënë Agron Muçaku.