Agron Shala përuroi në Ferizaj librin “1981”

16 shkurt 2023 | 10:17

E shkroi në Prishtinë, e shtypi, e botoi dhe e përuroi dje në Ferizaj.

Klubi Letrar “De Rada”, më i suksesshmi në Kosovë, u përkujdes për shtypin e librit “1981: vidhe këtë libër” të Agron Shalës dhe për përurimin e tij dhe të autorit.

Autorin e uruan i madh e i vogël. E nderuan i madh e i vogël. Fjalë të mira për librin e tij kanë thënë ata që e kanë lexuar, do të thonë edhe ata që do ta lexojnë.

Nuk pata mundësi të shkoj në Ferizaj dhe ta “vjedh” një ekzemplar.

Kudo që ta gjej, do ta “vjedh” librin e tij.

Pse ky titull?

Sepse në vitin 1981 Kosova ka nisur të ecë mbarë. Ka filluar “revolucioni” historik.

Pse ky nëntitull?

S’di as vetë. Nuk më duket plotësues për titullin. Ndoshta autori do të japë arsyetim më të plotë.

Agron Shala, për moshën që ka, është erudit. Di gjithçka. Kur rrëfen për ngjarje historike, për individualitete dhe për personalitete, të mbushet mendja se po shfleton enciklopedi. Përpos që rrëfen bukur, edhe shkruan bukur. Është shumë i kujdesshëm kur përgatit libër për botim. Botuesve u lë pak punë. I kam botuar tre libra të tij. Kam bashkëpunuar me të. Bashkëpunoj me të. Është cikërrimtar edhe në aspekte gjuhësore. Nuk i vjen marre të pyesë kur ka dyshime, as nuk kursen të japë kritika dhe këshillime.

“1981” ka ngjarje historike, ndërsa ka vlera publicistike dhe eseistike.

Burime të informacionit ka përplot: 299 libra, 31 gazeta, 21 vepra muzikore dhe 57 burime interneti.

Blijeni këtë libër!

(B. Armagedoni)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh…