Agron Shala zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Varberg të Suedisë
Sot është mbajtuar Kuvendi Zgjedhor i PDK-së i nëndegës në Varberg të Suedisë.
Kështu ka bërë të ditur përgjegjësi për diasporë i PDK-së, Elmi Reçica.
Reçica ka njoftuar se ka qenë i nderuar që në mesin e mërgatës së Verbergut ishte i pranishëm.
“Isha i nderuar të jem i pranishëm në mesin e mërgatës së Verberg-ut, në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj nëndege. Me një proces tërësisht demokratik, me votat e delegatëve të pranishëm, kryetar i PDK-së, të nëndegës në Varberg u zgjodh veprimtari Agron Shala. Në kuvendin zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e nëndegës.”, ka shkruar ndër tjera Reçica në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Mbahet Kuvendi Zgjedhor i PDK-së, në nëndegën Varberg të Suedisë.
Kryetar u zgjodh veprimtari Agron Shala!
Isha i nderuar të jem i pranishëm në mesin e mërgatës së Verberg-ut, në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj nëndege. Me një proces tërësisht demokratik, me votat e delegatëve të pranishëm, kryetar i PDK-së, të nëndegës në Varberg u zgjodh veprimtari Agron Shala. Në kuvendin zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e nëndegës.
Uroj të zgjedhurit duke iu dëshiruar punë të mbarë në rrugëtimin e përbashkët, për ta bërë partinë të fuqishme tek mërgata.
Në mbarëvajtjen e punës së kuvendit zgjedhor të PDK-së, në Varberg
kontribuan kryetari i Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziu dhe struktura drejtuese të degës. Takova shumë veprimtarë, intelektualë e afaristë të cilët në vendin e rrethin ku jetojnë janë shumë të nderuar e respektuar.
PDK-ja, strukturalisht po shtrihet në gjithë territorin e Suedisë dhe Evropës. Ishim të nderuar me praninë në kuvend të Kryetares së Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës në Baden Württemberg, Lindita Haxhiu – Zeqiri e cila edhe i përshëndeti punimet e kuvendit. Kuvendin e përshëndeti edhe biznesmeni shumë i suksesshëm dhe ish-kryetari dhe kryetar nderi i Shoqatës së Bizneseve Shqiptare në Suedi, Halim Hoti.