Agron Xhemajli i bashkohet AAK-së
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot i është bashkuar Agron Xhemajli.
Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka vlerësuar se arritjet akademike dhe eksperienca e Agron Xhemajlit janë një tjetër vlerë që sot i shtohen Aleancës dhe vizionit për një qeverisje për shtet dhe jetë të denjë!
“Përvoja e tij e çmuar jetësore, duke nisur nga aktivitetet e hershme ilegale dhe politike, për të vazhduar angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të UÇK-së, duke i dalë në ballë shumë organizimeve dhe betejave dhe më vonë edhe në krijimin dhe funksionimin e institucioneve tona dhe shtetndërtim, është vlerë e çmuar dhe bazë e fortë, për të vazhduar rrugën tonë në fuqizimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit dhe fushave të tjera me rëndësi”, ka shkruar Isufi.
/Epoka e re/