Aguero, afër klubit nga Premier Liga

02 prill 2021 | 11:09

Sergio Aguero ka vendosur të lërë Manchester Cityn pas 10 sezonesh te “Qytetarët” dhe do të kërkojë për një aventurë të re, sërish në një prej 5 ligave më të forta në Europë.

Shumë klube kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e tij, të shtyrë edhe nga fakti se mund ta sigurojnë me parametra zero. Barcelona është folur më shumë, por duket se e ardhmja e Agueros do vazhdojë të jetë në Angli.

Daily Mail raporton se Chelsea është në “pole” për të siguruar shërbimet e argjentinasit. Dëshira e tij është të qëndrojë në Angli dhe klubi i Roman Abramovich është gati të plotësojë dëshirat financiare dhe sportive të sulmuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente…