Aguero dëshiron të luajë me Messin te Barça

03 shkurt 2021 | 16:23

Kriza e thellë financiare e Barcelonës e detyron klubin të hedhë sytë nga lojtarët me parametra zero, për të shmangur harxhimet e shumta për blerjen e tyre. Së fundmi në skenë ka dalë emri i Sergio Aguero.

Kontrata e sulmuesit me Manchester City përfundon në verë dhe rinovimi nuk pritet të vijë, pasi siç njoftojnë nga Spanja, sulmuesi dëshiron diçka tjetër.

Ai ka në plan të kalojë te Barcelona, ku gjen Messin dhe mund të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur në një klub me shokun e dhomës në kombëtare.

Barcelona nga ana tjetër i dëshiron shërbimet e argjentinasit dhe mësohet se kandidatët për president e kanë kontaktuar për një transferim të mundshëm. Ardhja e Kun do të ishte një shtysë më shumë për të bindur Messin të qëndrojë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të luajë…