Aguero shkon te Barça nëse qëndron Messi
22 prill 2021
| 14:08
Sulmuesi Sergio Aguero do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Gazeta “AS” raporton se argjentinasi është i gatshëm të nënshkruajë kontratën dyvjeçare me Barcelonën, nëse Leo Messi qëndron në “Camp Nou”.
32-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas kur mbronte ngjyrat e Atletico Madridit.