![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/kristina.jpg)
Aguilera nderohet nga ‘Disney’ (Foto)
24 gusht 2019
| 11:59
Christina Aguilera është nderuar si legjenda e “Disney”!
Artistja 38-vjeçare e ka pranuar çmimin gjatë ceremonisë “D23 Exspo” në Calif.
Gjatë këtij eventi, Christina e ka performuar këngën “Reflections” nga Mulani dhe e ka falënderuar “Disney”-n për respektin.
“Kjo ishe shumë më ‘cool’ se ‘Grammy’, thjesht më duhet ta them! Kjo është e jashtëzakonshme. Ju nuk e kuptoni. Unë mund të jem tifozja më e madhe e ‘Disney’. Nuk e di. E di që është një konkurrencë e madhe në këtë dhomë, por…”, është shprehur këngëtarja teksa ishte në skenë.
“Faleminderit shumë për këtë nder të mahnitshëm. Më pëlqen jashtë mase. Është aq special sa gati jam duke u dridhur… jam duke i mbajtur lotët gjatë gjithë ditës”, ka shtuar ajo.