Agushi – Ajeti do ta sfidojë rekordin ‘Guinness’ të enjten në Prishtinë
06 prill 2021
| 17:30
Më prill 8 prill në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sportistët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti do të tentojnë ta sfidojnë rekordin e Guinness në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”.
Kjo tentativë vjen pas rekordit momental të Guinness në kohë prej 32 minutash e 11 sekondash, i cili u arrit më 7 mars të vitit 2020, po ashtu nga Agim Agushi, derisa në çift ishte bashkë me Leotrim Agushin.
Agim Agushi, i cili tashmë është i njohur për rekordet e tij në Guinness në disiplina të ndryshme, i është mirënjohës për përkrahjen shtëpisë më të madhe të futbollit në vend.
/Epoka e re/