Agushi dhe Ajeti thyejnë rekordin e Guinnessit
08 prill 2021
| 15:00
Zhongluesi i njohur kosovar, Agim Agushi, ka thyer një tjetër rekord historik.
Së bashku me Bujar Ajetin, ata thyen rekordin e zhonglimit të topit në çift për 34 minuta dhe 2 sekonda. Këtë rekord të ri Guinness Agushi vendosi ta thyejë para zyrave të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Postimi i Agim Agushit në rrjetin social “Facebook”:
Rekordi i ri GUINNESS!
34 min 02 sec
8.Prill.2021/Prishtinë
Agim Agushi&Bujar Ajeti