Ah …

31 mars 2021 | 14:19

Dashuria ime e tjerrur në këngë
S’e kam pritur të ndalosh hapin tënd
Oh sa dhimbje m’shkaktove në shpirt
Më lot do ta laj ditën e kallur në mua.

Të skalita në kokë për të kujtuar
Me rrezet e diellit t’i laj faqet tua
Me ëmbëlsinë e këngès së menduar
Prita ta vesh duvakun tim të bardhë
Ringjalljen e luleve ta bëj kurorë nusërie.

Ti ishe flladi im që shuante zjarrminë
Me valë deti mbuluar magjishëm të shihja.

Të pata pèr qejfi dhe mbytësha në Ty
Dashuri të pata të mbledhur në gji
Ikja jote e papritur më shtriu përtokë
Më la terrinës pa asnjë sy dashurie.

Freskia ime do vyshket kujtimeve tua
S’i nuk munde të lundrosh matanë dhimbjes
Të shpëtosh nê valet e bukurisë time
I vetmi agim drite parajsore në sytë e Tu.

Sa shumè tè pata pèr qejfi dhe ike
Unë s’doja të vërshohem nga lotët Tu
Ah sa shumë më lëndove dashuria ime
Mbete barré e rëndë varur shpirtit tim.

Ah, dashuria ime!

Valbona R.Hadri
28.03.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni i navigimit rrugor “Google Maps” do të fillojë të…