Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër

07 prill 2025 | 07:47

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar në lidhje me deklaratën e banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, pasi ky i fundit ka thënë për fjalën “Allahu-Ekber”, përdoret nga terroristat për “prerjen e kokave”.

Me një postim në rrjete sociale, Kalaja i referohet aktorit si islamofob, ndërsa kërkon nga Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa.

“Islamofobi e pastër në ditën me diell. Ky e lidh Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi me terrorizmin!!! Shpresojmë që Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa”, shkruan Ahmed Kalaja.

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë në debat ditën e sotme, pasi në një moment këngëtari ka përdorur fjalën “Allahu-Ekber”, por aktori i është kthyer kundër duke thënë se e përdorin terroristat për “prerjen e kokave”.

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, i është drejtuar aktori Gjestit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valbona Xoxa, nëna Ajola Xoxës, është paraqitur disa herë në…