AHMET HAXHIU KA QENË MË SHUMË SE ANËTAR I KOMITETIT DREJTUES TË LPRK
Pas 29 viteve më 8 Korrik 2020, pata fatin e madh të merrja në dorë timen një dokument shumë të rëndësishëm për mua dhe kjo u bë e mundur nga tashmë miku im i nderuari Gani Ademi, djali i martirit Fehmi Ademi, i vrarë nga policia serbe te Kroni i Mbretit në Korroticë të Ulët!
E falenderoj publikisht për kontaktin me familjen e Fehmi Ademit, mikun tim Flamur Keqa, me të cilin gjatë një bisede, i tregova se kam mbajtur një fjalim për Fehmi Ademin të vrarë nga forcat serbe, dhe ai me tregoi se në atë kohe edhe ai ishte ndarë për herë të fundit nga Fehmi Ademi, në emër të kolektivit të Bankës së Kosovës ku kishte punuar Fehmiu!
Kurrë në jetën time nuk kam qenë i qetë pse nuk ishte botuar, kurrë askund në asnjë organ e gazetë të asaj kohe ilegale apo legale thirrja e LPRK-së për luftë dhe kundërvënie zjarrit me zjarr dhe plumbit me plumb!
Ishte thirrje e madhe dhe fundamentale e LPRK: “TË GJITHË ATYRE QË VIJNË TË NA VRASIN VDEKJEN DUHET TË UA JAPIM”!
Pas marrjës se këtij dokumenti nga ana ime, veprimin e parë që e morra e bëra publik faktin se tashmë kisha shtirë në dorë një ngjarje të madhe në të cilën kisha qenë personazh kryesor publik dhe në emër të LPRK kisha bërë paraqitjen time të madhe!
Kur e hartuam thirrjen e LPRK në rrugen e dubrovnikut përballë menzës së studentëve në Prishtinë, unë nuk isha i caktuar ta lexoja thirrjen!
Gjatë kohës kur e kemi hartuar dhe shkruar thirrjen aty kemi qenë prezent Baca Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi dhe unë Ismet Sylejmani!
Nuk dij kush kanë qenë të tjerët me emra, por e dij se ka pasur edhe të tjerë!
Kemi vendosur me marrë pjesë në varrim dhe iu kemi bashkuar kortezhit funeral!
Pjesmarrja në varrim qe ne fillim ishte e madhe dhe turma sa vinte e shtohej!
Rritej me shpejtësi të madhe numri i pjesmarrësve në varrim!
Rrugës për në varreza Xhavit Haziri me ka kapur per krahu më është ofruar afër dhe më ka thënë e kam një propozim, ti të paraqitesh në emër të Organizatës!
Natyrisht se unë jo vetëm nuk e kam kundërshtuar, ndonëse ishte rrezik i madh dhe ekzpozim direkt ngase ishte vrasje makabre e një shqiptari dhe regjimi e sigurimi serb ishte kudo dhe kapja,arrestimi e burgosja ishin përmanente, por e kam pranuar më shumë knaqësi, sepse dëshira me e derguar fuqishëm te ajo masë e madhe me mijëra që ishin aty fjalën e LPRK-së ishte e padiskutueshme!
I korkova syzet Xhavitit për kamuflim, të dukesha me serioz përpara të pranishmëve, por edhe kur fotoja ime të shkonte në zyret e UDB-së për analizë e të kërkohesha për arrestim, të shihnin se përpara syve të tyre kishin personalitete që edhe për nga pamja transmetojnë përgjegjësi dhe seriozitet, dhe krejt në fund dëshiroja të ngjaja e më pamjen e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, sepse udhëheqësi i LPRK-së Afrimi Zhitia, ishte organizatori dhe folësi i zjarrtë përpara demonstruesve të shumtë në demostratat në Prishtinë!
Dalja ime në podium nuk ishte e lehtë, sepse kishte shumë kundërshtime nga ana e organizatorëve që kundërshtonin dhe nuk dëshironin të më lejonin ta merrja fjalën në emër të LPRK-së!
Pas shumë kundershtimeve, shtyerjeve dhe debateve me organizatorët e varrimit për të marrë fjalën, ata me pyeten si e ke emrin, ua dhash për emër pseudonimin që përdorja në Komitetin Drejtues, Hysen, ma kërkuan edhe mbiemrin ua dhashë mbiemer emrin e Ramadan Avdiut, Ramadani!
E përfundova fjalimin dhe ia ktheva syzet Xhavitit dhe e këshillova, mos i vendos syzet se mund të përcjellin edhe përmes tyre!
Tash pas 29 viteve e botova fjalimin e lexuar, për të cilin ka komente, të cilat janë homazh për martirin Fehmi Ademi, vlerësime nderuese e konsiderata nga më të ndryshmet për thirrjen historike që u bë atëhere nga LPRK por edhe vlerësime për paraqitjen time, etj.etj…
Por pas botimit shkrimit të parë, botimit të fjalimit dhe në fund edhe plasimit në youtube, njëri nga ish-anëtarët e Komitetit Drejtues të LPRK-së, bashkëveprimtari Halil Selimi, në vend se të merret me atë ngjarje të madhe që bëri jehonë dhe ceremonisë së varrimit tëmartirit Fehmi Ademi qe iu dha dimension atdhetar, luftarak e çlirimtar, ky merret me kontributet dhe meritat e vetës së tij dhe gjen fije kashte e broqkullash, evidenton pasaktësi e merret me emertime te sakta!…
Unë deklaroj me përgjegjësi të lartë se autor në masën 75% i thirrjes së LPRK të cilën unë e kam lexuar në varrim të martirit Fehmi Ademi në varreza në Prishtinë, ka qenë Sekretari Politik i Komitetit Drejtues, Heroi i Kombit Xhavit Haziri!
Gjatë kohës kur është hartuar thirrja e LPRK-së që u lexua nga ana ime në përcjelljen e fundit të martirit Fehmi Ademi, aty ishte edhe Baca Ahmet Haxhiu, i cili ndonëse nuk ishte de jure anëtar komiteti, de fakto ishte më i angazhuari, ishte kudo e pergjitheçka në nivel të detyrave t5 kohës!
Baca Ahmet Haxhiu, ka qenë më shumë se Anëtar i Komitetit Drejtues, Ai ishte jo vetëm nga përgjegjesia më i madhi i të mëdhenjëve, por ishte frymëzuesi ynë, ishte plaku që rrezatonte jo vetëm eksperincë atdhetare por edhe perfaqësim moshe dhe vazhdimësi gjeneratash në udhëheqje të organizatës!
Unë e admiroja shumë Bacen Ahmet Haxhiu, sepse për mua Ai ishte shok i Adem Demaçit dhe i Fehmi Lladrovcit por edhe i shumë të tjerëve.
Baca Ahmet ishte me kontribute të mëdha, ishte lis i madh i luftës për liri dhe Pavarësi të Kosovës!
Baca Ahmet Haxhiu, ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Përgjithshmeve konsultative të LPRK-së, në Ujmir, në Kollare dhe në Prishtinë!
Në të gjitha takimet, në të gjitha ngjarjet, kudo ka qenë i pranishëm Baca, ku LPRK ka bërë aktivitete kombëtare e çlirimtare!
Komiteti Drejtues, asgjë nga aktiviteti i tij, nuk ka mbajtur të fshehur nga Baca Ahmet Haxhiu!
Baca Ahmet Haxhiu, në Shqipëri ka qenë në delegacion të lartë të Komitetit Drejtues të LPRK-së dhe ka marre pjesë në takim në Tiranë me Presidentin Ramiz Alia!
LPRK ka pasur Komitet Drejtues, sepse OMLK me Komitetin e saj Drejtues, ka qenë reparti pararojë i LPRK-së!
Përbërja e Komitetit Drejtues:
Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu dhe Halil Selimi kanë qenë në sekretariat të Komitetit Drejtues!
Xhavit Haziri ka qenë Sekretar Politik, Ramadan Avdiu ka qenë Sekretar Organizativ kurse Halil Selimi ka qenë vetëm anëtar sekeretariati!
Halit Krasniqi, Guximtar Labënishti dhe unë Ismet Sylejmani anëtar Komiteti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Korrik 2020!