Ahmet Isufi: Ka rastisë me qenë muaji shkurt, i bijmë shkurt edhe e qojmë këtë qeveri në shtëpi

04 shkurt 2025 | 22:52

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të qytetarëve në ditët e mbetura para zgjedhjeve. Në një fjalim të tij, ai deklaroi: “Kanë mbetë shkurt edhe katër ditë, në të pestën jemi para kutive. Hajde shkojmë e votojmë e punojmë këto ditë, në mënyrë që Kosovën ta kthejmë mbarë ashtu qysh e meriton.”

Isufi u shpreh optimist për mundësinë e ndryshimit dhe të ardhmes më të mirë të Kosovës, duke shtuar se “Ka rastisë me qenë muaji shkurt, i bijmë shkurt edhe e qojmë këtë qeveri në shtëpi.”

Ai apeloi për mbështetje dhe bashkim në këtë proces të rëndësishëm, duke përmendur numrin 137 dhe duke thënë: “Faleminderit shumë e suksese. Numri 137 – për ‘Kosovën Fituese’.”

“Ahmet Isufi: Kanë mbetë shkurt edhe katër ditë, në të pestën jemi para kutive. Hajde shkojmë e votojmë e punojmë këto ditë, në mënyrë që Kosovën ta kthejmë mbarë ashtu qysh e meriton. Ka rastisë me qenë muaji shkurt, i bijmë shkurt edhe e qojmë këtë qeveri në shtëpi. Faleminderit shumë e suksese. Numri 137 – për “Kosovën Fituese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat…