Ahmet Isufi: Malishevasit, janë të bindur në fitoren e radhës pasi që koalicionit i prijnë njerëzit e dëshmuar që kanë lënë gjurmë, në themelet e lirisë

16 janar 2025 | 13:09

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, theksoi angazhimin e tij dhe të partisë për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Në një postim të fundit, ai nënvizoi se aktualisht Kosova ka nevojë për një përkushtim të jashtëzakonshëm për të arritur ndryshimin e dëshiruar. Ai theksoi se qytetarët e Malishevës janë të bindur në fitoren e koalicionit, duke parë përpara për të pasur një të ardhme më të ndritur.

Isufi theksoi se koalicioni i AAK-së udhëhiqet nga individë të dëshmuar që kanë kontribuar në themelet e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit, dhe se entuziazmi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm. Ai tha se populli nuk pajtohet me stagnimin dhe sanksionet që po i ndodhin vendit, por kërkon siguri, zhvillim dhe integrim në strukturat ndërkombëtare.

Sipas tij, programi i AAK-së është praktik dhe i realizueshëm, duke ofruar kandidatë me vlera profesionale dhe kombëtare për një Kosovë fituese dhe të sigurtë, me perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në NATO.

Postimi i plotë:

U tubuam, për ndryshimin që duhet të ndodhë në Kosovë sepse gjendja aktuale kërkon përkushtim e angazhim deri në arritjen e fitores.

Qytetarët e Malishevës, janë të bindur në fitoren e radhës pasi që koalicionit i prijnë njerëzit e dëshmuar që kanë lënë gjurmë, në themelet e lirisë dhe në ndërtimin e shtetit.

Entuziazmi shihet gjithandej, për shkak se qytetarët nuk pajtohen me stagnimin, izolimin e sanksionimin që po i ndodh vendit, por kërkojnë siguri, zhvillim, mirëqenie e integrim.

Me vizion dhe program praktik e të realizueshëm, me kandidatë me vlera profesionale e kombëtare, për Kosovën Fituese- Direkt në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim…