Ahmet Isufi me rininë në Prishtinë: Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi, duhet të jetojnë e punojnë në atdheun e tyre

01 shkurt 2025 | 14:20

Kandidati për deputet nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ahmet Isufi ka treguar se përkrahja e fuqishme po vazhdon gjithandej.

“Ne duhet bashkë të veprojmë e të krijojmë kushte që të rinjtë tanë të jetojnë e punojnë në atdheun e tyre.

Ata, janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi sepse janë kreativë e krijues të realitetit të ri, por vetëm duhet motivim e përkrahje për të krijuar hapsirë e kushte veprimi”, ka shkruar mes tjerash Isufi.

Postimi i plotë:

Gjithandej përkrahje për Kosovën Fituese.

Nga tubimi i rinisë së Aleancës në
Prishtinë, ku vërehet entuziazmi dhe energjia për ta ndryshuar gjendjen.

Ne duhet bashkë të veprojmë e të krijojmë kushte që të rinjtë tanë të jetojnë e punojnë në atdheun e tyre.

Ata, janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi sepse janë kreativë e krijues të realitetit të ri, por vetëm duhet motivim e përkrahje për të krijuar hapsirë e kushte veprimi.

Për Kosovën Fituese 137.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata jo geveritare dhe të punës në Mal të Zi…