Ahmet Isufi: Po mobilizohemi për ta ndryshuar gjendjen e rënduar në vend

24 janar 2025 | 13:50

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka njoftuar për një takim të mbajtur bashkë me Shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e kandidatin për deputet Brahim Mehmetaj, në shtëpinë e Nazmi Canollit.

Në takim, pjesëmarrës ishin edhe aktivistë të cilët Isufi i quajti të dëshmuar, ku edhe u zotuan për mobilizim që nga familjet e rrethi shoqëror, për të ndryshuar gjendjen të cilën Isufi e quajti të rënduar, si nga ana e sigurisë, ashtu edhe në ekonomi e mirëqenie.

“Sonte, një pritje e ngrohtë në familjen e mikut tonë Nazmi Canolli së bashku me Kryetarin Brahim Mehmetaj-Bimi, Shefin e Grupit Parlamentar Besnik Tahiri si dhe aktivistë të dëshmuar të AAK-së, me të cilin rast biseduam për mobilizimin e domosdoshëm duke u nisur nga familjet e rrethi shoqëror, në mënyrë që të ndryshohet gjendja e rënduar e sigurisë, ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.”

“Në këtë takim, na nderoi me prezencën e tij edhe Ali Rama i cili me krismat e armës, ia tregoi vendin armikut, për lirinë e atdheut.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur Ali Pllana, kontribuuesi i madh i sportit në…