Ahmet Kaçiku, hero i Kosovës, 26 vjet nga rënia heroike!

19 janar 2025 | 11:41

Shkruan: Garip Sahiti

U lind me datë 15 janar 1964, në fshatin Biti, shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse vitin e parë dhe të dytë e vazhdoi në Gjimnazin në Firajë, e më pastaj vitin e tretë dhe të katërt në Ferizaj. U regjistrua edhe në shkollën e lartë në Ferizaj, por për shkaqe ekonomike e ndërpreu atë. Veprimtaria e tij bie herët në sytë e policisë dhe burgoset në vitin 1986, duke pasur gjendjen e vështirë ekonomike detyrohet që në vitin 1990 të emigroj për në Gjermani, ku punoi për katër vite. Pas kthimit të tij në Kosovë, ai vazhdimisht ishte nën vëzhgimin e policisë serbe. Në vitin 1997, Ahmeti përsëri emigroi për në Gjermani. Por qëndrimi i tij në Gjermani kësaj radhe ishte më i shkurt, pas ngjarjeve të viti 1998 në Prekaz, Ahmeti merr rrugën e kthimit për ti dalë zot atdheut që më shumë se kurrë kishte nevojë për njerëz të dijës dhe pushkës. Në përmjet Shqipërisë, ai bashkë më shumë luftëtar të tjerë me 26 qershor 1998, hynë në Kosovë, duke filluar përfundimisht rrugën e Lavdisë. Me 12 korrik 1998, me qëllimin e vetëm mobilizimin e të rinjve të trevës sonë, Ahmeti arriti që të mobilizon 15 luftëtar, në mesin e të cilëve edhe motrën e tij Lumnije Kaçiku. Me 15 korrik 1998 kthehet në Budakovë, e më pastaj edhe në Rokopeq, ku edhe emërohet Komandant togu. Në gusht përsëri kthehet në Budakovë, ku edhe emërohet zëvendës komandant i njësitit special i brigadës 123, zona operative e Pashtrikut. Në këtë kohë merr pjesë në shumë aksione, ku dëshmohet për trimëri e zgjuarsi. Në fund të nëntorit me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës emërohet Komandant i Brigadës 161 të zonës operative të Nerodimës. 15 janari i vitit 1999 shënon njërin nga masakrat më të tmerrshme, dhjetëra civilë masakrohen barbarisht në Reqak nga forcat serbe, Ushtria Çlirimtare bëri një luftë heroike për të mbrojtur kufomat dhe për ti treguar botës për barbaritë e forcave serbo-sllave. Pas tri ditësh luftë të pabarabartë, me 19 janar 1999, bie heroikisht Ahmet Kaçiku. Varrimi i tij u bë me 21 janar 1999 në Mollopolc. Jeta, idealet, trimëria, guximi i Ahmet Kaçikut sot nderohet, ne jemi krenar që kishim një njeri të tillë, që sakrifikoi çdo gjë për lirinë e vendit ton. Ahmet Kaçiku pas vetës la gruan dhe tre fëmijë, Arbnorën, Festinën dhe Festimin.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Ahmet Kaçiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër në zgjedhjet…